Strakosha shkëlqen

- Bota Sot

Strakosha shkëlqen

Thomas Strakosha ishte protagonisti absolut i mbrëmjes në Firence, duke zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira të viteve të fundit.

Portieri i kombëtares shqiptare u shndërrua në mur të pakalueshëm për Fiorentinën, duke i dhuruar AEK-ut të Athinës një fitore të çmuar 0:1.

Skuadra vjollcë hyri në fushë me qëllimin e vetëm për të sulmuar, por Strakosha i ndali që në minutat e para ambiciet e italianëve.

Në një aksion të rrezikshëm, ai shmangu golin pak centimetra para vijës fatale, ndërhyrje e cila u konfirmua edhe nga sistemi VAR.

Në fund të ndeshjes, portieri kuqezi u vlerësua me notën 7.4, duke u shpallur ndër lojtarët më të mirë të duelit.

Është një performancë që jo vetëm i jep AEK-ut tre pikë tepër të rëndësishme, por edhe rikthen fuqishëm emrin e Strakoshës në skenën e futbollit italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot