Kryendeshja, shqiptarët dhe malazezët përballen për vendin e parë në Mal të Zi

- Bota Sot

Kryendeshja, shqiptarët dhe malazezët përballen për vendin e parë në Mal të Zi

Të dielën do të luhet kryendeshja e Ligës së Dytë të Malit të Zi në futboll.

Skuadra shqiptare Otrant – Olimpic nga Ulqini do të takohet në Podgoricë me Kom-in, në takimin e javës së 18-t.

Përballje që pritet me kureshtje ku luftohet për vendin e parë.

Kom është mikpritës, ndërsa takimi luhet në orën 14.00.

Otrant Olimpic kryeson me 34 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Kom është në vendin e dytë me 32, Grbal 30, Rudari 28 (një ndeshje më pak), Berane 25, Iskra 22, Llovçeni 19, Igallo 17, Podgorica 14, Internacional 8 pikë.  

“Le ta vazhdojmë me fitore dhe të marrim tre pikë të reja në derbin e javës së 18-të në Podgoricë!

Për Ulqinin tonë, për Otrantin tonë!”, thuhet në njoftimin e KF Otrant Olimpic.



Lexoni të gjitha në Bota Sot