Cilat klube shiten më shumë fanella në vitin 2025?

- Bota Sot

Cilat klube shiten më shumë fanella në vitin 2025?

Raporti i ri i ‘Euroméricas Sport Marketing’ ka zbuluar renditjen e klubeve që kanë shitur më shumë fanella në vitin 2025 dhe rezultatet tregojnë qartë se gara e marketingut në futboll po bëhet gjithnjë e më globale.

Sikurse në vitet e fundit, Real Madridi mban vendin e parë në botë, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si marka më e fortë në futbollin global.

Fuqia komerciale e klubit mbetet e pakrahasueshme dhe shitjet e fanellave vazhdojnë të rriten, të shtyra nga ‘yjet’ e skuadrës dhe historia e madhe madrilene.

Barcelona dhe PSG, gjigantët që nuk lëvizin nga maja

Barcelona, e drejtuar nga Hansi Flick, dhe Paris Saint-Germain mbeten në podiumin e klubeve më të shitura në botë. Të dyja këto skuadra ruajnë një bazë masive tifozësh, forcë të madhe marketingu dhe lojtarë me ndikim global, duke qëndruar kështu gjithnjë pranë kreut.

Inter Miami, befasia e madhe e vitit

Risia më e madhe e listës është padyshim Inter Miami, që hyn për herë të parë në Top 5. Arsyeja? Lionel Messi. Kalimi i argjentinasit në MLS ka transformuar jo vetëm klubin, por edhe tregun global të fanellave. Inter Miami ka shitur një numër të jashtëzakonshëm fanellash, duke treguar se një klub jashtë Europës mund të dominojë në shitje, mjafton të ketë yllin e duhur në skuadër. Ky është një moment historik për MLS-në dhe për marketingun sportiv në Shtetet e Bashkuara.

Boca Juniors dhe Flamengo, forcë e pandalshme nga Amerika e Jugut

Ndër klubet e Amerikës së Jugut, më të fortët mbeten Boca Juniors dhe Flamengo. Të dy klubet kanë ardhur sërish në krye të shitjeve në kontinent, duke provuar se tradita e gjatë, tifozët e pasionantë dhe identiteti i fortë kulturor i mbajnë këto klube mes markave më të fuqishme botërore.

Shifrat e vitit 2025 tregojnë qartë: futbolli nuk është vetëm sport, është industri gjigante, dhe ndikimi i ‘yjeve’ vazhdon të formësojë tregun global të fanellave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot