Carragher ‘alarmon’ Liverpoolin

- Bota Sot

Carragher ‘alarmon’ Liverpoolin

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka lëshuar një paralajmërim të fortë në drejtim të trajnerit Arne Slot, duke thënë se tekniku holandez ka vetëm një javë kohë për të shpëtuar vendin e tij në stol.

Në kolonën e tij për ‘The Telegraph’, Carragher është shprehur qartë:

“Arne Slot ka një javë për të shpëtuar punën.”

Sipas tij, situata aktuale është aq e rëndë sa që vetëm rezultatet e menjëhershme mund të shmangin një krizë të plotë.

Tri ndeshje vendimtare: West Ham, Sunderland dhe Leeds

Liverpooli vjen nga një formë tejet zhgënjyese në tre muajt e fundit dhe Carragher beson se ndeshjet e radhës do të përcaktojnë fatin e Slot-it:

“Është e vështirë të besosh se po e shkruaj këtë, por tri ndeshjet e ardhshme janë kundër West Ham-it, Sunderland-it dhe Leeds-it. Çdo rezultat nën shtatë pikë e bën një situatë tashmë të papranueshme, krejtësisht të paqëndrueshme.”

Ai shton se, pavarësisht simpatisë dhe mbështetjes fillestare për trajnerin, standardi i rënë i skuadrës nuk mund të tolerohet më.

Carragher thekson se ky është momenti ideal që Slot të rikthejë besimin e humbur: “Me gjithë respektin për kundërshtarët, Slot nuk mund të kishte kërkuar një seri më të favorshme ndeshjesh për të fituar besimin dhe për të shpëtuar veten.

Por nëse situata përkeqësohet dhe ai nuk gjen përgjigjet, klubi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kërkojë dikë tjetër që mundet.”

Presioni mbi trajnerin holandez është më i madh se kurrë, ndërsa Anfieldi pret përgjigje të menjëhershme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot