Fisnik Asllani po kalon një sezon fantastik

- Bota Sot

Fisnik Asllani po kalon një sezon fantastik

Fisnik Asllani po kalon një sezon fantastik në Bundesligën gjermane, me skuadrën e Hoffenheim.

Sulmuesi me paraqitjet e tij, ka ngjallur interesim nga disa skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë Barcelonën, Bayern Munich dhe PSG.

Së fundi interesim për Asllanin ka shfaqur edhe skuadra e Borusia Dortmund, të cilët synojnë transferimin e tij në afatin kalimtar veror, pasi shihet si zëvendësues ideal i Serhou Guirassy.

Sipas asaj që raporton ”Sky Sport”, Guirassy pritet të largohet gjatë verës, për një shumë rreth 50 milionë euro.

BVB dëshiron të jetë i përgatitur për skenarin më të keq dhe tashmë po kërkon pasardhës të mundshëm.

Asllani und të lëvizë në verë për një tarifë transferimi fikse, megjithatë, konkurrenca është e ashpër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot