Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegrani ka dëshmuar cilësi në përballjen me Sileksin ën Kratovë në kuadër të javës së 15-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
KF Arsimi ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Sileksit të favorizuar.
Kjo është befasia më e madhe e javës së 15-t.
“Megjithatë, ajo që ndodhi sot në Kratovë dhe kushtet në të cilat u luajt kjo ndeshje, janë një shembull tipik i asaj që thuhet se është realiteti i futbollit maqedonas.
Gjendja e fushës ishte më shumë se e dëshpëruar, ndeshja filloi me një vonesë gjysmë ore dhe mezi u përfundua.
Topi pothuajse nuk lëvizte në fushën me baltë”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.
Për skuadrën e Arsimit shënuan Mirnel Huriç, Rinor Ajdini e Alban Taipi dhe për Sileksin realizoi Mirçevski.
Sileksi zë vendin e 4-t me 28 pikë e Arsimi të gjashtin me 21 sosh.