Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Lushnjës në Kategorinë e Parë, është ndërprerë në minutën e 81-të të saj për një situatë të pazakontë.
Në tribunën ballore, një tifoz vendas ka pësuar në situatë të rënduar shëndetësore dhe është kërkuar ndërhyrja e mjekëve.
Fillimisht ka qenë stafi i Skënderbeut që ka vrapuar me shpejtësi, për t’i ardhur në ndihmë, pastaj u kërkua ndërhyrja e ambulancës.
Ai është shoqëruar me urgjencë në spitalin e qytetit të Korçës, ndërsa ekipet pritën në fushë rikthimin e ambulancës për të mundësuar rifillimin e duelit.