Besa e sheh më në fund veten jashtë rrezikut

- Bota Sot

Besa e sheh më në fund veten jashtë rrezikut

Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë kanë konfirmuar përsëri se Skënderbeu është një ekip i cili as nuk e diskuton vendin e parë dhe ngjitjen në Superiore.

Fitorja 4-3 ndaj Lushnjes, edhe pse erdhi mes shumë peripecish, ka shkëputur edhe më shumë këtë ekip të vetëm në kryesimin e kampionatit me 12 pikë për momentin nga Laçi i vendit të dytë.

Ndërkohë, fitorja e Besës përballë Korabit, sheh kavajasit për herë të parë në këtë sezon jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit dhe rrezikut për rënien.

Aty gjenden pikërisht dy skuadrat humbëse të ndeshjeve të sotme, Korabi e Lushnja, të cilat janë të rrezikuara për rënien në Kategorinë e Dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot