Milan – Lazio, formacionet e mundshme

- Bota Sot

Milan – Lazio, formacionet e mundshme

Milani do të rikthehet në qendër të vëmendjes këtë të shtunë mbrëma, në ndeshjen e javës së 13-të të Serisë A, ku në “San Siro” do të presë Lazio-n e Maurizio Sarrit.

Kuqezinjtë e Massimiliano Allegrit kërkojnë të zgjasin ecurinë pozitive që vazhdon që nga java e dytë dhe të shfrytëzojnë maksimalisht momentin e mirë pas fitores në derbi. Një sukses tjetër do t’u siguronte atyre të paktën për një natë kryesimin e kampionatit, përpara sfidës Roma–Napoli.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë pa Pulisic-in, i cili nuk ka arritur të rikuperohet nga shqetësimi muskulor i pësuar gjatë javës. Mungojnë gjithashtu Athekame dhe Gimenez. Dilema e vetme për Allegri-n mbetet në repartin ofensiv: në dispozicion janë vetëm Nkunku dhe Leao, ndaj trajneri po shqyrton opsionin që Loftus-Cheek të luajë pas Leao-s në një skemë të modifikuar.

Lazio – Probleme në mesfushë për Sarrin

Maurizio Sarri nuk do të ketë në dispozicion Rovella-n, Cancellieri-n dhe Cataldi-n, me këtë të fundit që është zëvendësuar nga Vecino. Në mbrojtje rikthehet Gila, i cili pritet të formojë dyshe me ish- lojtarin kuqezi, Romagnoli. Lajmi pozitiv është rikthimi i Castellanos mes të grumbulluarve, edhe pse sulmuesi pritet të nisë nga stoli. Në majë të sulmit, Dia duket i favorizuar ndaj Noslin, i mbështetur nga Isaksen e Zaccagni.

Formacionet e mundshme

Milan (3-5-2): Maignan; Gabbia, Pavlović; Saelemaekers, Fofana, Modrić, Rabiot, Bartesaghi; Loftus-Cheek; Leao.

Trajner: Massimiliano Allegri.

Lazio (4-3-3): Provedel; Marušić, Gila, Romagnoli, Nuno Tavares; Guendouzi, Vecino, Bašić; Isaksen, Dia, Zaccagni.

Trajner: Maurizio Sarri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot