Maçolli flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Toli dhe Wotlai ma kanë bërë më të thjeshtë

- Bota Sot

Maçolli flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Toli dhe Wotlai ma kanë bërë më të thjeshtë

Mesfushori me tipare defensive Xhoele Maçolli u përzgjodh “Lojtar i Ndeshjes” në takimin Vllaznia – Teuta, e fituar me shifrat minimale nga durrsakët:

“Jam shumë i lumtur për këtë trofe, sidomos ndaj Vllaznisë.

Futemi në fushë gjithmonë për 3 pikët.

Gjatë javës kemi punuar me trajnerin për vendosjen e ekipit. Wotlai dhe Toli ma kanë bërë detyrën më të thjeshtë. Bëra goditje të mirë për gol, por u prit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot