Tifozët e Vllaznisë shpërthejnë ndaj lojtarëve dhe trajnerit Edi Martini

- Bota Sot

Tifozët e Vllaznisë shpërthejnë ndaj lojtarëve dhe trajnerit Edi Martini

Pas 13 javësh Superiore, ekipi i Vllaznisë nuk është më në krye të renditjes, duke ia lënë “stafetën” përkohësisht Elbasanit të Ivan Gvozdenovic.

Por ajo që shqetëson më shumë te shkodranët, është niveli i lojës dhe ky detajë nuk është prezentë vetëm në humbjen ndaj Teutës, por edhe në duelin me Partizanin apo fitoren e vuajtur kundër Dinamos.

Tifozët e Vllaznisë kanë shpërthyer në faqen zyrtare të klubit, duke ia hedhur fajin trajnerit Edi Martini dhe lojtarëve: “Lojë skandaloze komplet. Mos të bësh dy pasime te sakta”, shkruante një komentues.

Një tjetër shtoi: “Bravo Vllaznia! Filluan për poshtë. Kampionati nuk fitohet me deklarata, por me lojë dhe gola. Ka disa javë që po zhgënjeni.

Megjithatë, të dua Vllazni. Dashuria për ty është e verbër”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot