Një ngjarje e rëndë është bërë publike në Greqi ku përfshihet një familje shqiptare. Një grua 35-vjeçare ka dhunuar të bijën e saj të mitur, vetëm 14 vjeç, e cila ishte 1 muajshe shtatzënë.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, e mitura u paraqit në polici me fetusin e mbështjellë në një qese për të dëshmuar dhunën ndërsa e ëma e saj tashmë është arrestuar. Kjo e fundit akuzohet për krim të rëndë, lëndim të rëndë trupor me dashje dhe për ndërprerjen e shtatzënisë.
Ndërkohë i vëllai i 14-vjeçares tregon një tjetër version të ngjarjes. Ai thotë se e motra ishte larguar nga shtëpia prej ditësh, ndërsa ata nuk e dinin që ishte shtatzënë. Mamja kishte shkuar në vendin ku ajo po qëndronte për ta parë, dhe përpara i kishin dalë 3 persona. Ajo më pas ka telefonuar dhe ka thënë që ndodhet në polici.
“Tre muaj më parë ajo ishte në shtëpinë tonë dhe i tha babait tim: Babi, do të shkoj të marr një sanduiç’ dhe iku. Kaluan orë e ditë dhe nuk u kthye. Nuk e dinim që ishte shtatzënë. Unë dhe babai im ishim në Evia. Nëna ime shkoi në banesë për të parë vajzën e saj dhe tre persona u shfaqën para saj. Pas pak, nëna ime më telefonoi dhe më tha se e kishin çuar në Stacionin e Policisë. Nuk ka pasur kurrë sherr me motrën time”, tha vëllai i 14-vjeçares.
Ndërkohë babai i 14-vjeçares dëshmon: “Gruaja ime iku pas dy ditësh, ne po prisnim që dikush të na telefononte. Vajza ime u martua dhe nuk na telefonoi për të na njoftuar, e kërkuam për ditë të tëra dhe në Polici . E kërkuam për dy muaj e gjysmë dhe ajo nuk na telefonoi. Ishte një rrëmbim , ajo iku vetë apo e vodhën, nuk e di. Tani gruaja ime ka dy ditë që vrapon nëpër departamente policie. Dua që ajo të shkojë te një mjek për të parë se ku është goditur. Nuk ka pasur kurrë sherr, ajo po gënjen. Ne nuk kemi kontakt me të. Më duket e çuditshme që ajo ishte shtatzënë”.