Pedri kthehet në stërvitje me grupin

- Bota Sot

Pedri kthehet në stërvitje me grupin

Pas një lajmi të keq, vjen gjithmonë një i mirë.

Ndërsa Fermín ishte ana negative, duke pasur parasysh se do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë për shkak të një dëmtimi të lehtë në pulpë pas goditjes së kundër Atletikos së Bilbaos, një dëmtim që nuk e pengoi të luante në “Stamford Bridge”, Pedri ishte ana pozitive.

Mesfushori ka qenë jashtë loje që nga dëmtimi i tij në “Clásico” është rikthyer në stërvitje me grupin dhe do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Deportivo Alavesh në “Camp Nou”.

Pedri pësoi një këputje muskulore në këmbën e majtë dhe megjithëse u përpoq të luante kundër Atletik Bilbaos dhe Çelsit, stafi mjekësor i rekomandoi të priste edhe disa ditë për të shmangur çdo rrezik.

Ashtu si me çdo lojtar që kthehet nga një dëmtim, pritet që lojtari nga Ishujt Kanarie të fillojë në stol kundër Alavés dhe të luajë minutat e para në pjesën e dytë, në mënyrë që të jetë më i përfshirë në përgatitje për ndeshjen e rëndësishme të së martës kundër Atlétikos së Madridit, gjithashtu në “Camp Nou”, që korrespondon me javën e 19-të, e cila u shty për shkak të Superkupës së Spanjës që do të luhet në janar.

Një rikthim, i cili ka rikthyer buzëqeshjen në kampin blaugrana, pasi më shumë është folur për dëmtimet se sa për rikuperimet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot