Sulm me dron në Kiev, një person vdes dhe shtatë të tjerë plagosen

- Bota Sot

Sulm me dron në Kiev, një person vdes dhe shtatë të tjerë plagosen

Një sulm me dron dhe raketa ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë të paktën një person dhe ka plagosur shtatë të tjerë, thonë zyrtarët e qytetit.

Herët në mëngjes të shtunën, ndërtesat e banimit në disa lagje u goditën dhe shpërthime të fuqishme u dëgjuan në të gjithë qytetin, shkruan BBC.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, tha se një fëmijë 13-vjeçar ishte midis të plagosurve dhe katër persona ishin dërguar në spital.

Më herët këtë javë, një sulm i ngjashëm ndaj Kievit vrau shtatë persona, thanë zyrtarët ukrainas.

Bombardimi i fundit ndodhi ndërsa negociatorët ukrainas po përgatiteshin për bisedime me zyrtarët amerikanë këtë fundjavë mbi një plan të ndryshuar të paqes të SHBA-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot