Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

- Bota Sot

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Milo Rashica po kalon një sezon jo të mirë me skuadrën e Besiktashit.

Sipas mediave turke, anësori pritet të largohet nga ”Shqiponjat” gjatë afatit kalimtar të janarit..

Forma e dobët këtë sezon dhe lëndimet që ka pasur janë ndër shkaktarët kryesor që Besiktash po e mendon largimin e Rashicës.

Për 29-të vjeçarin ka disa skuadra të interesuara, por e ardhmja e tij do të mësohet në muajt në vazhdim.

Gjatë verës interesim për futbollistin kosovar ka shfaqur skuadra gjermane, Borusia Monchengladbach e po ashtu edhe skuadrat portugeze, Benfica dhe Porto.

Rashica po kalon sezonin e tretë me Besiktashin, derisa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.



Lexoni të gjitha në Bota Sot