Partizani gjen stabilitetin në lojë

- Bota Sot

Partizani gjen stabilitetin në lojë

Pas atij starti tejet të dobët me trajnerin Mlladen Milinkoviç në stol, Partizani duket se ka gjetur stabilitetin javët e fundit. Trajneri i ri, Oltijon Kërnaja, po e transformon skuadrën e kuqe, që nuk humbet prej katër javësh.

Në dy ndeshjet e fundit Partizani është ndeshur me Vllazninë dhe Elbasanin, dy skuadrat që kryesojnë renditjen e Abissnet Superiore.

Në të dyja këto ndeshje ka barazuar dhe ka luajtur si i barabartë, madje në ndonjë moment më mirë se kundërshtari.

Duket qartë se të kuqtë kanë gjetur stabilitetin e munguar në lojë dhe rezultate, duke rritur shanset për pjesëmarrjen e mundshme në “Final 4”.

Partizani ka vështirësi për të gjetur golin, ashtu si gjithë skuadrat e tjera të kampionatit, por tashmë nuk pëson më aq lehtë dhe krijon më shumë raste. Po të llogariten këtu edhe dëmtimet e shumta që kanë kryeqytetasit, kuptohet që ata kanë kualitet në grup për të qenë kompetitivë në garë.

Ndeshja e radhës për ekipin e drejtuar nga trajneri Kërnaja është me Bylisin në kryeqytet dhe pastaj vjen derbi me Tiranën. Dy ndeshje që shihen si një mundësi shumë e mirë për të ngjitur shkallët e tabelës së renditjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot