Ja si u trondit Serbia katër herë nga shqiptarët, kjo ishte më e dhimbshmja për ta

- Bota Sot

Ja si u trondit Serbia katër herë nga shqiptarët, kjo ishte më e dhimbshmja për ta

Serbia katër herë pësoi fiasko nga shqiptarët ndër vite!

Nga viti 2014 e deri më tash Serbia katër rrëzohet nga shqiptarët.

Më 14 tetor të vitit 2014 në Beograd ndodhi kaosi dhe bandat serbe sulmuan futbollistët shqiptarë në fushën e lojës, ndeshja u ndërpre në minutën e 41-të.

Kjo ndeshje u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 nga CAS-i në favor të shqiptarëve. 

Serbia nuk shkoi në Euro 2016, por Shqipëria siguroi biletën. 

Shqipëria e rrezoi Serbinë.

Në vitin 2018, më 22 qershor në Kaliningrad të Rusisë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy djem nga Kosova, me golat e tyre rrëzuan Serbinë nga Kampionati Botëror.

Zvicra e mposhti me rezultat 2:1 Serbinë.

Më 2 dhjetor të vitit 2022 në Doha të Katarit, Serbia e Dragan Stojkoviqit tronditet nga goli i Xherdan Shaqirit dhe fitorja e Zvicrës me rezultat 3:2. 

Serbia bie nga Kampionati Botëror. 

Ky vit ishte grushti i radhë për serbët. Shqipëria i dha leksion në Leskovc duke mposhtur me rezultat 1:0 me golin e Rei Manajt, ku e bëri edhe shqiponjën dykrenare.

Katër tronditjet e Serbisë nga shqiptarët. 

Më e dhimbshmja për ta është në Kaliningrad kur Xhaka e Shaqiri, djem nga Kosova, shënuan dhe  festuan me shqiponjën dykrenare. 

Serbia në 11 vitet e fundit, falë shqiptarëve eliminohet nga garat e mëdha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot