Odise Roshi s’i fik kurrë “raketat”

- Bota Sot

Odise Roshi s’i fik kurrë “raketat”

Odise Roshi është padiksutim protagonisti kryesorë i Keciorengucu në sfidën ndaj Igdir.

“Raketa” kuqezi ka shënuar një gol spektakolar për të barazuar shifrat 1-1, me pjesën e parë që mbyllej me këtë rezultat.

Fieraku gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë të pjesës së parë, kun ë 45+2’ mposhti portierin kundërshtarë.

Roshi pas një pasimi shumë të bukur nga Fernandes, shënoi një gol me roveshatë, “alla-Ronaldo”, ndërsa nuk u ndal vetëm me kaq.

Ish-futbollisti i Kombëtares vrapo kilometra të tëra, ndërsa nuk nguroi gjithashtu të festonte si Cristiano. Kujtojmë se për 34 vjeçarin ky është goli i 3-të në këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe 2 asiste në Turqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot