Prishtina është turpëruar me rezultat 4:1 nga Prishtina e Re, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Prishtina e Re I dha leksion liderit të kampionatit.
Humbja më e thellë e Prishtinës ndër vite.
Një ditë e keqe apo çfarë ngjau me Prishtinën.
Prishtina e Re konsiderohej si me pak shpresa për rezultat pozitiv, por doli shumë e fuqishme ndaj skuadrës më të trofeshme në vendin tonë.
Afrim Tovërlani u rikthye kryetrajner i Prishtinës pas një kohë të gjatë, por sot nuk i shkoi asgjë më ekip.
Për Prishtinën e Re shënuan Boueye (1 - autogol), Dadet (23), Prençi (35), Hasanaj (74’).
Për Prishtinën realizoi Gjelbrim Taipi (30’).
Humbja e dytë rresht për Prishtinën, apo ndeshja e katërt pa fitore.
Prishtina e Re pas 11 javësh shënoi fitore, e fundit që triumfuan ishte më 14 shtator ndaj Llapit me rezultat 2:1.
Prishtina kryeson me 26 pikë, ndërsa Prishtina e re është në fund me 12 pikë pas javës 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.