Më shumë se 150 klientë të një hoteli në Eskisehir, në Turqinë perëndimore, u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në kuzhinën e një restoranti në të njëjtën ndërtesë, raportoi gazeta Sabah.
Tymi nga zjarri përfshiu hotelin, si dhe ndërtesat fqinje.
Dy punonjës të hotelit u lënduan për shkak të thithjes së tymit dhe u shtruan në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik.
Zjarri u shua para se të përhapej. Një hetim për shkakun e incidentit është duke vazhduar.