Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superiores.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0:1.
Golin e vetëm të këtij dueli, e shënoi sulmuesi i kampionëve, Bakayoko.
Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27-të, falë një penalltie. Vlen të përmendet që bardheblutë e kërkuan shumë golin, sidomos në 20 minutat e fundit, por s’e gjetën.
Kështu, Egnatia shkon në kuotën e 25 pikë në vendin e dytë, po aq sa Elbasani kryesues.
Në krahun tjetër, Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 13 ndeshjesh.