Ukraina sulmon me dron rajonin rus Rostov

- Bota Sot

Ukraina sulmon me dron rajonin rus Rostov

Autoritetet ruse thanë sot se katër persona u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën në sulmin me dron të Ukrainës në rajonin Rostov.

Guvernatori i rajonit Yury Slyusar tha në Telegram se viktimat janë rezultat i sulmit të mbrëmshëm në qytetin Taganrog.

"Pasojat janë serioze dhe shkalla e dëmit ende nuk është vlerësuar. Komisioni do të fillojë këtë punë pasi inxhinierët dhe hetuesit të japin leje", tha ai, raporton Anadollu.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës konfirmoi sulmin në Taganrog, duke pretenduar se shënjestra ishte infrastruktura energjetike që furnizon forcat e armatosura ruse.

Sipas ministrisë, disa rafineri nafte u goditën mbrëmë në disa rajone jugore ruse.



Lexoni të gjitha në Bota Sot