Mediumi më i madh spanjoll çudit për Vedat Muriqin

- Bota Sot

Mediumi më i madh spanjoll çudit për Vedat Muriqin

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, sot ka treguar klasin e tij në kampionatin spanjoll.

Fatkeqësisht dy golat e tij nuk mjaftuan për fitoren në konak të Mallorca-s, duke luajtur baras (2:2) me Osasunën.

Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e Muriqit (62’ – nga penalltia e 66’), por në finish udhëtuesit ia mohuan fitoren ekipit të Muriqit.

“Futbolli është i paparashikueshëm. Osasuna i prishi festën piratit - Muriqit në dhjetë minutat e fundit, pavarësisht dy golave të tij”, shkruan mes të tjera gazeta më e madhe spanjolle “Marca”.

Mediumi spanjoll çudit me shkrimin, pasi që e vlerëson se Muriqi meriton një vend në librat e historisë së klubit! 

“Zhgënjimi ishte edhe më i madh për Mallorcën, e cila e kishte fitoren praktikisht në dorë.

Golat nga Raul Garcia dhe Boyomo, prishën festën e vendasve.

Dita kur Muriqi u shfaq në Ishujt Balearik meriton një vend në librat e historisë së klubit”, shkruan më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot