Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë sezon në La Liga.
Pirati dardan është lojtari kryesor i Mallorcas këtë edicion.
Muriqi tashmë ka tetë gola të shënuar në La Ligan e këtij sezoni në 13 ndeshje, duke barazuar sulmuesin polak, Robert Lewandowskin.
Në fakt, vetëm Kylian Mbappe ka më shumë gola se Muriqi i Kosovës.
Francezi ka 13 gola të shënuar deri më tani.
Muriqi shënoi sot një dygolësh në ndeshjen ndaj Osasunës.
Fillimisht shënoi në minutën e 62-të nga pika e bardhë, teksa të dytin e gjeti në minutën e 66-të.
Fatkeqësisht, golat e tij nuk qenë të mjaftueshëm, pasi Osasuna e barazoi rezultatin në 2:2.
Muriqi kompletoi tërë 90 minutat në fushë dhe u vlerësua me notën prej 8.1 nga “Flashscore”.