Shqiptari tjetër gol në Angli

- Bota Sot

Shqiptari tjetër gol në Angli

Anis Mehmeti nuk ka të ndalur në Angli.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sërish për Bristol City. Në Portsmuth, miqtë kaluan në avantazh me Anis Mehmetin pas 17 minutave lojë.

Një krosim nga e majta e sulmit prej Neto Borges, bëri që sulmuesi shqiptar të ‘përshëndeste’ rrjetën pas goditjes me kokë nga brenda zonës.

Gjashtë gola për Mehmetin këtë sezon, por prej 2023 Sylvinho nuk e ka ftuar në Kombëtare.

Mehmeti ka kontratë me Bristol City deri në fundin e këtij sezoni dhe pas tij janë shumë klube, por Leicester City duket se ka shfaqur interes kohët e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot