KF Shkëndija e Haraçinës përforcon kreun në Ligën e Dytë të Maqedonisë Veriut

- Bota Sot

KF Shkëndija e Haraçinës përforcon kreun në Ligën e Dytë të Maqedonisë Veriut

KF Shkëndija e Haraçinës ka arritur tre pikë të mëdha në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra shqiptare e mposhti me rezultat 2:0 Sasa-n.

Amir Nuhija e Fikret Livareka realizuan për fitoren e skuadrës nga Haraçina.

Shkëndija përforcon kreun me 35 pikë, ka 2 pikë më shumë se Bragallnica në pozitën e dytë dhe pesë se Ohri (dy ndeshje më pak).

“KF Shkëndija Haraçinë mbyll fazën e vjeshtës në krye të tabelës.

Ky rezultat është fryt i punës së palodhshme të ekipit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve tanë.

Falënderojmë lojtarët, stafin dhe çdo mbështetës për kontributin e dhënë.

Synimi ynë mbetet i qartë: drejt Ligës së Parë”, thuhet në njoftimin e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot