Skuadra e Empolit mori fitore me “manita” ndaj Barit, e përfunduar 5: 0, java e 14-të në Serie B.
Sulmuesi i Shqipërisë U-21 Stiven Shpendi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52, për të dërguar shifrat përkohësisht 2:0 te Empoli.
Talenti 22-vjeçar e ka gjetur rrugën e rrjetës këtë sezon në Serie B në 6 raste, përgjatë 13 ndeshjeve. Empoli ka 3 fitore radhazi në kampionat, ndërsa grumbullon 20 pikë, e përkthyer me pozicionin e 7-të në tabelë, 20 pikë.
Në 3 prezencat e fundit, Stiven Shpendi ka 2 gola me skuadrën e tij, tregues se po përjeton moment të mirë. Duhet thënë se futbollisti në fjalë ende nuk e ka marrë ftesën për të luajtur me grupin e Sylvinhos.