Një ditë para ndeshjes së 15-të kampionale, klubi i Dritës nga Gjilani mbajti konferencë për ti dhënë detajet e fundit për përgatitjet dhe pritshmëritë për ndeshjen ndaj FC Ballkanit.
Ndeshja FC Drita - FC Ballkani zhvillohet nesër në ora 13:00 në stadiumin ndihmës te Rrethi në Gjilan.
Kryetrajneri i klubit të futbollit Drita, Zekirija Ramadani flet para derbit.
‘’Ne jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin, është derbi i xhiros kemi përball një ekip mjaftë cilësor dhe me individë të mirë, por edhe në aspektin ekipor është një ekip e mirë, ne do japim maksimumin me ata individ qe i kam në dispozicion normal është e pranishme lodhja e së enjtes që nuk diskutohet por në një derbi do të kalohet më lehtë, asnjë humbje që kemi pësuar nuk kam thënë që s’kemi patur fat por tek ne fati është në planin B, sepse ne kemi punët tona angazhimet tona, idetë tona por kjo nuk do të thot që nuk arrihet objektivi jonë nesër.
Nëse nuk arrihet objektivi nuk do të thotë se ka mbaruar gjithçka, kjo është një ndeshja e rradhës ka edhe ndeshje të tjera, ne kemi derbin me Ballkanin dhe thjeshtë ta mbajmë ketë ritëm në këto ndeshje mund të vendos një moment dhe shpresojë që ai moment të jetë në anën tonë dhe ta marrim tre pikëshin’’, tha Ramadani.
Sipas Ramadanit do të vazhdohet të ‘luftohet’ deri në fund të kampionatit ndeshje pas ndeshje, të menaxhohet mirë dhe nuk ka ndeshje të lehtë.
‘’FC Drita nuk ka ndeshje të lehtë, por gjatë gjithë kampionatit do të fokusohet ndaj çdo kundërshtari dhe jam i bindur që me mund dhe përkushtim maksimal do të mund të arrihet qëllimi’’, përfundoi Ramadani.