Sunderlandi e vlerëson lartë paraqitjen e Xhakës

- Bota Sot

Sunderlandi e vlerëson lartë paraqitjen e Xhakës

Sunderlandi e ka shprehur vlerësimin e tij për kapitenin Granit Xhaka pas fitores së jashtëzakonshme 3:2 ndaj Bournemouth, ku ekipi arriti të rikthehej nga një disavantazh prej 0:2,..

“Një tjetër paraqitje fantastike dhe asisti i katërt këtë sezon në Premier League për Granit Xhakën”, ka thënë ekipi i Sunderland në postimin e bërë.

Xhaka, i cili është udhëheqësi i skuadrës në fushë, dha një kontribut të madh si në organizimin e lojës, ashtu edhe në motivimin e bashkëlojtarëve dhe gjithashtu dhuroi një asistim.

Kapiteni i Sunderlandit ishte vendimtar në mesfushë dhe luajti një rol kyç në rikthimin e skuadrës, duke ndikuar drejtpërdrejt në golat vendimtarë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot