Milani mposhti Lacion 1-0 dhe mori kreun e SerisaA falë një paraqitjeje klasike në stilin e Alegrit.
Pas një pjese të parë sfiduese, në të cilën skuadra e Sarrit krijoi rastet më të mira dhe e vuri në provë vazhdimisht Menja, kuqezinjtë e përmbysën situatën në pjesën e dytë. Në minutën e 52-të, Rafa Leao kaloi në avantazh kuqezinjtë me një ndërhyrje perfekte pas krosit të Tomorit dhe një goditje nga një sulmues i pastër që e habiti Provedelin. Goli i riktheu besimin kuqezinjve dhe ata vazhduan të sulmonin me Leaon dhe Salemakers, duke qenë afër dyfishimit të rezultatit në disa raste.
Lacio u përpoq të përgjigjej me Isaksen dhe Zakanjin, por mbrojtja e kuqezinjve mbeti e forte. Tensionet u rritën drejt fundit, së pari një prekje e dyshimtë nga Salemakers, pastaj një kontroll i VAR në minutën e 97-të për një penallti të mundshme ndaj Pavloviç, me Alegrin të përjashtuar për protestë. Në fund, Kolu nuk akordoi penallti dhe Milani mund të gëzojë vendin e parë në ligë.
Ish-gjyqtari Luka Marelli, një i ftuar i rregullt në DAZN, e komentoi vendimin e arbitrit Kolu: “Vendimi i Pavloviçit nuk është kurrë penallti për tre arsye, afërsia ekstreme e lojtarëve, fakti që krahu i tij nuk lëvizi drejt topit dhe fakti që Pavloviçit i ishte kthyer shpina. Nuk ka elementë për të dhënë një penallti. Kolu mori vendimin e duhur për arsyen e gabuar, dhënia e një faulli në sulm është e ekzagjeruar.