Frank Lampard ka rikujtuar rivalitetin e tij me Cesc Fabregas gjatë viteve kur përballeshin në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve. Mesfushori legjendar i Chelsea-s pranoi se marrëdhënia e tyre në fushë nuk ka qenë e lehtë.
“Ne nuk e donim njëri-tjetrin në fushë,” tha Lampard, duke shpjeguar se konkurrenca e fortë dhe dëshira për të fituar me skuadrat e tyre – ai me Chelsea dhe Fabregas me Arsenal – shpesh i nxiste përplasjet.
Ai shtoi se kjo tensionohej edhe gjatë ndeshjeve të rëndësishme, ku emocioni dhe rivaliteti i bënin situatat shpesh të nxehta.
Largimi i Lampard nga Chelsea në 2014 hapi rrugën që Fabregas të bëhej ylli i mesfushës blu, por Lampard ka pranuar se marrëdhënia e tyre gjithmonë ka qenë profesionale dhe se rivaliteti i fortë ishte pjesë e garës dhe suksesit në fushë.
Sot, Lampard dhe Fabregas e kanë lënë pas tensionin e dikurshëm dhe vazhdojnë karrierat e tyre si trajnerë, duke ruajtur respektin reciprok.