Osimhen “ndez” derbin e Stambollit

- Bota Sot

Osimhen “ndez” derbin e Stambollit

Derbi i Stambollit po afron.

Një ngjarje e zjarrtë, duke pasur parasysh rivalitetin historik midis Gallatasarait dhe Fenerbahçes, si në fushë ashtu edhe në tribuna, me një bazë tifozësh të zjarrtë gati për ta luftuar atë me brohoritje dhe valle. Në prag të kësaj, ka folur Viktor Osimhen i cili u shpall kampion me Napolin në sezonin 2022-23.“

E di rëndësinë e derbit kundër Fenerbahçe dhe çfarë do të thotë ai për tifozët. E përjetova këtë emocion sezonin e kaluar.

Ky klub ka investuar tek unë për ndeshje kaq të rëndësishme.

Nëse është e nevojshme, do të marr rreziqe dhe do të dal në fushë duke dhënë 100%”, përfundoi Osimhen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot