Struga dëshiron ta vazhdojë serinë e fitoreve ndaj Bashkimit

- Bota Sot

Struga dëshiron ta vazhdojë serinë e fitoreve ndaj Bashkimit

Struga Trim Lum ka katër fitore radhazi dhe dëshiron ta vazhdojë këtë seri edhe në duelin e sotëm ndaj Bashkimit.

Në Strugë vjen skuadra e Bashkimit, e cila disa herë ka treguar se mund të jetë mjaft e pakëndshme edhe në transfertë, ndërsa ekipi i Bledi Shkëmbit nuk dëshiron t’i lejojë vetes një tjetër gabim, si ai ndaj Brerës në fushë vendase.

Mbrojtësi Zherzhu Maudo është përshtatur mirë me skuadrën pas ardhjes nga Sandefjord dhe paralajmëron se Struga Trim Lum synon tre pikët.

“Kjo nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Çdo takim deri në fund të sezonit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si ekip. Jemi të përgatitur dhe, si në çdo ndeshje, do të luftojmë për tre pikët. Tifozët tanë janë të lumtur vetëm kur ne fitojmë”, deklaroi Maudo.

Pas 14 xhirove të luajtura, Struga Trim Lum ka 11 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, duke u renditur në vendin e dytë të tabelës.

Ndeshja ndërmjet Struga Trim Lum dhe Bashkimit fillon në orën 12:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot