Erion Shuku: Derbi kundër Vardarit nuk është vetëm për pikë

- Bota Sot

Erion Shuku: Derbi kundër Vardarit nuk është vetëm për pikë

Shkupi vazhdon kërkimin për fitoren e parë këtë sezon dhe sot përballet me Vardarin që aktualisht mban pozitën e parë në tabelë. 

Sipas zëvendës kapitenit, të FC Shkupit, Erion Shuku, kjo ndeshje ka peshë të madhe, jo vetëm për shkak të pikëve, por edhe për traditën dhe krenarinë e derbit të qytetit.

“Është ndeshje me shumë rëndësi për ne, jo vetëm për pikët, por edhe për krenarinë tonë.

Ekipi ka dhënë maksimumin në stërvitje; kemi punuar fort, me disiplinë dhe vendosmëri, dhe kjo do të shihet edhe në fushë.

Vardari hyn në këtë përballje nga një pozitë e favorshme në tabelë, por kjo nuk na frikëson.

Ne nuk dorëzohemi kurrë, luajmë me zemër si ekip dhe me një plan të qartë për të marrë rezultatin që duam”, ka thënë Erion Shuku.

Ndeshja e parë mes tyre këtë sezon përfundoi me fitoren e Vardarit 4:2. 

Takimi i sotëm, i vlefshëm për javën e 15-të, Vardari – Shkupi, do të zhvillohet në fushën e qendrës stërvitore “Petar Milloshevski”, me fillim nga ora 13:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot