Muriqi kalon vetveten, ka shënuar më shumë se për qind të golave

- Bota Sot

Muriqi kalon vetveten, ka shënuar më shumë se për qind të golave

Vdeat Muriqi është në një tjetër nivel pasi sulmuesi dardan mban firmën e mbi 50% të golave të shënuar nga skuadra e Majorkës këtë sezon në La Liga.

“Pirati”, i cili u transferua në ishull në janarin e 2022-it, ka shënuar plot tetë gola këtë sezon duke kaluar kështu shifrën e shtatë golave të shënuar në dy sezonet e kaluar.

Synimi i tij është që të shënojë më shumë se 15 gola, aq sa bëri në sezonin e tij më të mirë 2022-23.

Sa i përket sezonit aktual Muriqi nuk mundi që të shënonte vetëm në takimin e parë kundër Barcelonës dhe të dytin kundër Celta Vigo-s kur ishte i pezuluar.

Serinë pozitive ai e nisi në javën e tretë në Bernebu përballë Real-it më pas u shënoi nga dy gola Espanyol dhe Osasuna ndërsa nga një gol u rrealizoi Atlético Madrid, Sevilla dhe Getafe. Në këtë sezon ai ka qenë perfekt edhe me kombëtaren pasi shënoi gol përballë Zvicrës në takimin e zhviluar në Prishtinë.

Ky moment i mirë i Muriqit është edhe meritë e skuadrës pasi shoku i tij i repartit, Jan Virgili. Sulmuesi katalanas e ka ndihmuar shumë duke i dhënë pasime decizive, të cilat janë finalizuar me sukses prej “Piratit”.

Sa u përket librave të historisë Muriqi në karrierën e tij ka shënuar 42 gola në La Liga. Me këtë shifër golash ai është vetëm tre larg rekordit të vendosur venezueliani Juan Arango, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i Majorkës në kampionatin spanjoll.

Muriqit i mungojnë edhe 12 gola për të arritur edhe vendin e parë në këtë klasifikimin special ku ndodhet një emër i madh i futbollit si ai i Samuel Eto’o, i cili numëron 54 gola me ishullorët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot