Aktualisht po zhvillohet sfida mes Lecce dhe Torino, e vlefshme për javën e 13-të të Serie A.
Në fushë kanë zbritur edhe futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre ka lënë shumë shpejt gjurmë.
Bëhet fjalë për Medon Berishën, i cili ka arritur të asistojë 2 herë për të kaluar në avantazh 2:0 të tijtë.
Fillimisht asistoi në minutën e 20-të dhe vetëm 2 minuta më pas dhuroi edhe asistin e dytë.
Për 22-vjeçarin ky është asisti numër 3 në këtë sezon në Serie A. Ndërkohë vlen të theksohet se te Lecce përveç Berishës po luan edhe Ylber Ramadani, ndërsa te Torino në fushë po luan edhe Kristjan Asllani.