Milot Rashica nuk e ka të gjatë te Besiktas.
Ai nuk po luan aq sa do të dëshironte në këtë skuadër dhe po konsideron largimin. Në fakt, nuk është thjesht dëshira e tij, por edhe vullneti i klubit turk.
Mesfushori ofensiv shqiptar do të mbetet në Superligën e Turqisë, por jo te Besiktas.
Skuadra e tij e radhës pritet të jetë Trabzonspor, që ka shprehur interesim prej disa muajsh për të.
Ky klub në verë huazoi Ernest Muçin po ashtu nga Besiktas. Plani i tij është që të veprohet njësoj edhe me Rashicën, pra huazim me të drejtë blerjeje ose me detyrim blerjeje.