Struga Trim Lum i shënon tre gola Bashkimit në pjesën e parë

- Bota Sot

Struga Trim Lum i shënon tre gola Bashkimit në pjesën e parë

Ekipi cilësor i Strugës Trim Lum po tregon lojë të mirë në pjesën e parë. 

Struga është në epërsi me rezultat 3:0 ndaj Bashkimit të Kumanovës.

Shabani e hapi serinë e golave në minutën e 24-të, pasuar nga një gol i Maleskit për 2:0 në minutën e 37-të, dhe Jevtoski me një gol të bukur nga distanca në minutën e 41-të, 3:0.

Struga TL po luan shkëlqyeshëm, duke e tejkaluar plotësisht ekipin nga Kumanova, i cili kërcënoi vetëm në minutën e 23-të përmes Alimimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot