Pas paraqitjes fantastike dhe golave, Vedat Muriqi përqafon gruan e tij në tribunë

- Gazeta e Prizrenit

Pas paraqitjes fantastike dhe golave, Vedat Muriqi përqafon gruan e tij në tribunë

Vedat Muriqi kishte një mbështetje të veçantë në tribuna gjatë ndeshjes së djeshme me Mallorcën. Në shkallët e stadiumit u pa gruaja e tij, Edibe, e cila festoi me emocion çdo gol të shënuar nga “pirati” kosovar.

Pas paraqitjes fantastike dhe golave që i dhanë entuziazëm tifozëve, Muriqi nuk harroi ta shpërblente përkrahjen e saj.

Ai u shkoi drejt tribunave pas shënimit të golit ku përqafoi Ediben në një moment të ngrohtë që tërhoqi vëmendjen e kamerave.


Ky gjest tregon edhe njëherë lidhjen e fortë dhe mbështetjen që sulmuesi kosovar merr nga familja, teksa vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Mallorcas.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit