Struga Trim Lum ka treguar lojë të mirë, duke i shkaktuar debakël me rezultat 6:0 Bashkimit të Kumanovës, në takimin e javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shabani e hapi serinë e golave në minutën e 24-të, pasuar nga një gol i Maleskit për 2:0 në minutën e 37-të, dhe Jevtoski me një gol të bukur nga distanca (41’), 3:0.
Në pjesën e dytë struganët treguan të njëjtin ritëm të lojës, ku shënuan Hamza (53’), Malevski (61’) e Vosha (84’).
Vardari kryeson me 39 pikë, pason Struga TL me 38, ndërsa Bashkimi renditet në vend të pestë me 22 pikë.