Malisheva fundos Ferizajn

- Bota Sot

Malisheva fundos Ferizajn

Malisheva kthehet me tre pikë nga Ferizaj.

Skuadra e Malishevës ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Ferizajt, në ndeshjen që u luajt në stadiumin parapa palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Malisheva edhe një herë u tregua macja e zezë për Ferizajn.

Etnik Brruti (54’) e Nyavedji (78’) shënuan për fitoren e Malishevës. 

Ballkani merr kreun e tabelës me 26 pikë, pasojnë Prishtina 26, Dukagjini 24, Drita 23 pikë, Malisheva 22 dhe Ferizaj renditet në vendin e parafundit me 15 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot