Skuadra e Shkupit ka pësuar humbjen e 14-të nga 15 ndeshje në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shkupi ka vetëm një barazim deri me tash, duke u ngujuar në fundin e renditjes me 1 pikë.
Shkupi ka pësuar humbje me rezultat 6:1 nga Vardari në Shkup.
Zakariq shënoi në minutën e 36-të e 37-të, Talevski (47’), Omeragiq (57’ e 79’) dhe për Shkupin Stankovski (71’).
Vardari kryeson me 39 pikë, pason Struga TL me 38.