Përballja mes kampionit në fuqi, Dritës së Gjilanit dhe Ballkanit të Therandës, ka sjellë rrebesh golash.
Skuadra nga Theranda kthehet me pikë të plota nga Gjilani, duke triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Dritës.
Për Dritën shënoi Kristal Abazaj (23 e 58) dhe për Ballkanin Bleart Tolaj (12), Giovanni Ribeiro (32), Walid Hamidi (34).
Ballkani merr kreun e tabelës me 26 pikë, pasojnë Prishtina 26, Dukagjini 26, Drita 23 pikë, Malisheva 22, Llapi 20 sosh etj..