Dukagjini i Klinës i kthehet me tre pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziri” në Podujevë.
Ballafaqimi mes Llapit dhe Dukagjinit mbyllet me fitoren e udhëtuesve me rezultat 0:1, në kuadër të javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Për Dukagjini është fitore e madhe dhe tani gjendet në vend të dytë me 26 pikë sa ka edhe lideri Ballkani.
Është fitorja e tretë rresht me kryetrajner të ri Ndue Përgjokaj.
Dardan Morina shënoi në minutën e 90+të.
Ballkani merr kreun e tabelës me 26 pikë, pasojnë Prishtina 26, Dukagjini 26, Drita 23 pikë, Malisheva 22. Llapi 20 pikë etj.