Kristjan Asllani reagon “zemërthyer”

- Bota Sot

Kristjan Asllani reagon “zemërthyer”

Kristjan Asllani luajti nga minuta e parë në sfidën që Torino humbi 1:2 ndaj Lecces.

Mesfushori i Kombëtares pati në fund të sfidës edhe mundësinë për të barazuar shifrat, por fatkeqësisht humbi një penallti.

Menjëherë pas kësaj disfate ka folur shqiptari.

Asllani shprehet se i vjen shumë keq për diçka të tillë, ndërsa nënvizon se të humbte një penallti nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ndër të tjera u kërkon falje shokëve të skuadrës.

“Doja ta gjuaja, është e drejtë të marr përgjegjësi.

Nuk mund të luajmë 30 minuta si në pjesën e parë. Të dytën ishim më ndryshe, ishim më agresivë.

Patëm një shans për të shënuar me panellti në fund të ndeshjes, është për të ardhur keq. Nuk e kam humbur kurrë më parë. një moment i tmerrshëm dhe sigurisht u kërkoj falje të gjithë futbollistëve”, ka deklaruar mesfushori.



Lexoni të gjitha në Bota Sot