Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka triumfuar me rezultat 4:2 ndaj Arsenalit të Tivatit, në takimin e javës së 17-të të elitës së futbollit malazez.
Trimror Selimi (dy gola) e Leon Ujkaj (një) ishin ndër shënuesit e kësaj fitore të thellë.
Vendait dominuan në stadiumin “Besa” në Tuz.
Për Deçiqin shënuan Mame Endijaj (39’), Leon Ujkaj (42’), Trimror Selimi (46’ e 61’) dhe për udhëtuesit Zoran Mikijelj (28’ – nga penalltia) e Armin Boshnjak (69’).
Deçiqi zë vendin e dytë me 27 (një ndeshje më pak) dhe Arsenali është në vend të tetë më 19 pikë.
Në javën e ardhshme Deçiqi do të luajë në Kotorr ndaj Bokelit.