Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat apartamentesh në Francën perëndimore.
Siç njoftoi brigada e zjarrfikësve sot, një shtëpi trekatëshe në Neuves-Maisons, në jugperëndim të Nancy, u përfshi nga flakët për arsye të panjohura.
Kryebashkiaku Pascal Schneider tha se viktimat janë tre anëtarë të një familjeje, një person nga rrethi më i largët i të afërmve dhe një mik i familjes.
Viktimat janë një burrë 59-vjeçar, një grua 60-vjeçare, si dhe një 20-vjeçar dhe dy 16-vjeçarë, raporton KosovaPress.
Rreth 70 zjarrfikës u përfshinë në luftën kundër flakëve, të cilat u vunë shpejt nën kontroll. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë.