Ajeti: Jemi të fokusuar për ndeshjen me Rabotniçkin dhe synojmë vetëm fitore

- Bota Sot

Ajeti: Jemi të fokusuar për ndeshjen me Rabotniçkin dhe synojmë vetëm fitore

Shkëndija e Tetovës të hënën kthehen të luajnë në kampionatin maqedonas, në kuadër të javës së 15-të në duel me Rabotniçkin.

Përballja Shkëndija-Rabotniçki zhvillohet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00. 

Numan Ajeti, futbollist i Shlëndijes, shprehet optimist: “Vijmë pas një disfate me Dritën, por normalisht i ka futbolli këto, ka humbje, ka edhe fitore.

Por ne duhet të shikojmë para, të japim maksimumin ndaj Rabotniçkit.

Jemi të fokusuar tek ato, jemi përgatitur fizikisht dhe psiqikisht, duhet të japim maksimumin, të respektojmë kundërshtarin, të fokusohemi tek fitorja dhe ta gëzojmë veten, por edhe tifozët”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot