I prishi punë Asllanit, Medon Berisha e veçon pasi fitoi sërish çmimin

- Bota Sot

I prishi punë Asllanit, Medon Berisha e veçon pasi fitoi sërish çmimin

Medon Berisha vijon të shkëlqejë në Seria A. Sot ia doli të asistojë dy golat, që i dhanë Leçes fitoren 2:1 ndaj Torinos.

Berisha mori edhe çmimin e tretë për këtë edicion si lojtari më i mirë i ndeshjes. 

Mesfushori i Kombëtares vendosi të veçojë portierin Falkone te Leçe, që i prishi punë Kristjan Asllanit duke pritur penalltinë.

Ky i fundit gaboi nga pika e bardhë në minutën e 91-të.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme.

E merituam.

Është një fitore shumë e rëndësishme.

Sa deciziv ishte Falkone? Shumë. Duhet ta falenderoj atë, ai shpëtoi javën tonë.

Kualiteti në mesfushë? Kontribuova për skuadrën, por Kulibali dhe Ramadani gjithashtu ndihmuan”, u shpreh Ramadani pas ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot