Në stadiumin “Stamford Bridge” do të kemi një përballje titanësh, mes dy rivalëve nga Londra.
Chelsea do t’i bëjë konak Arsenalit, me ndeshjen që nis nga ora 17:30.
Chelsea hyn në këtë përballje pas fitores së madhe ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, teksa edhe Arsenali po ashtu triufoi në mesjavë ndaj gjigantit bavarez, Bayern Munchenit.
Pak para nisjes së ndeshjes, dy trajnerët, Enzo Maresca dhe Mikel Arteta kanë vendosur për 11-shet startuese.
Arsenali do të jetë pa William Salibën në mbrojtje, teksa atë do ta zëvendësojë Piero Hincapie, i cili do të formojë një dyshe në mbrojtjen e Arsenalit me Christian Mosqueran.
Te Chelsea nga fillimi do ta nis edhe adoleshenti që po shkëlqen këtë sezon, Estevao.
FORMACIONET
CHELSEA: Sanchez; Gusto, Fofana, Chalobah, Cucurella; James, Caicedo; Estevao, Enzo, Neto; Pedro.
ARSENAL: Raya; Timber, Msoquera, Hincapie, Calafiori; Rice, Zubimendi; Saka, Eze, Martinelli; Merino.